Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shteti virtual i Kryeministrit”, ish-deputeti: Tek ERTV ministra e deputetë janë kthyer në pupacë

26/03/2019
“Shteti virtual i Kryeministrit”, ish-deputeti: Tek ERTV ministra e deputetë janë kthyer në pupacë
Share on FacebookShare on Whatsapp

ERTV-ja e kryeministrit Rama është diskutuar shumë herë për mënyrën sesi po mundohet të pasqyrojë punët e qeverisë, duke u siguruar që gjithçka të jetë perfekte dhe nga ana tjetër sesi shmang raportimin profesional duke penguar dhe mediat e tjera.

Lidhur me ERTV, Përparim Spahiu, nga radhët e LSI i ka bërë një analizë këtij televizioni virtual duke komentuar rubrikat e ERTV.

Sipas Spahiut, propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet, ndërsa ndalet edhe te intervistat e ministrave e deputetëve të PS përballë gazetarit të ERTV.

“Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)”,-shkruan ish-deputeti.

REAGIMI I PLOTE

Shteti virtual i Kryeministrit!

Propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet.

Shfaqja e fundit ishte ajo e pseudo mitingut, ku KM u kërkonte të nxirrnin celularët dhe të postonin foto të pjesëmarrjes në facebook.

Çdo hall, KM-ja kërkon ta “zgjidhë” nëpërmjet portaleve dhe rrjeteve sociale.

Kemi parë portale “Shqipëria që duam”, “Bashkëqeverisja me qytetarët”, “Infermiere për Shqipërinë”, “ERTV”, “Transparenca.al”, të gjitha për trushpëlarjen e popullit

KM zotëron të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Tëitter etj

Në asnjë vend të botës, (përveç Chavezit të ndjer), nuk ka Kryeministër me një televizion online, ERTV…

Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta.

Në ERTV sheh edicione informative ku pasqyrohen sukseset imagjinare të qeverisë.

Një tjetër rubrikë e ERTV është video-konferencat. Minatorët, naftëtarët, studentët, artistët e shumë të tjerë, qeveria nuk i pret në takim, por organizon me ta një bashkëbisedim në distancë.

Por kjo, nuk do të ndodhë me opozitën, pasi ajo ka vetëm një kusht, zgjedhje pa ty Kryeministër.

Tags: ertvkomentperparim spahiuRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.