Rama sherr me Gjylametin pas Kongresit! Jep dorëheqjen kryetarja e PS së...

Rama sherr me Gjylametin pas Kongresit! Jep dorëheqjen kryetarja e PS së Tiranës?

506
0
Shares

Kongresi i Partisë Socialiste ditën e djeshme mesa duket ka vazhduar edhe pas fazës së tretë.

Mesohet se pas Kongresit, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e PS-së së Tiranës, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Molla e sherrit” kanë qenë 100 kandidatët për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mesa duket në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë kryebashkiakut Veliaj.

Rama i është drejtuar me tone ofenduese Gjylametit dhe pas kësaj, ajo është larguar nga posti i kryetares së PS-së së Tiranës. Është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për shkarkim apo një dorëheqje të detyruar nga Gjylameti.

Nuk dihet se ç’rrjedhë do marrin gjërat në PS tashmë dhe nëse Gjylameti është sqaruar me kryeministrin Rama por socialistët mes tyre vazhdojnë diskutojnë rreth sherrit të pretenduar ditën e djeshme si dhe emrave në listë që u bënë shkak për këtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY