Një makinë gati sa nuk shpërtheu sot nga një lëndë eksplozive në një fshat të Krujës. Një sasi lënde eksplozive është konstatuar në një makinë në fshatin Mallçuk të Krujës. Mësohet se mjeti ishte i parkuar dhe lënda e dyshuar plasëse nuk ishte aktive.
Xhenierët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur marrjen nën kontroll të vendit të ngjarjes, duke asgjesuar edhe lëndën plasëse.
Policia ka nisur hetimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...