Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kongresin e PS, pas shpalljes së kandidaturës së Erion Veliajt për Bashkinë Tiranë.
Me nota sigurie, Rama dhe Veliaj mohuan zërat se mes tyre ka përçarje. Për këtë gjë, Veliaj u shpreh se ata që mendojnë kështu e kanë gabim, pasi ata janë më pranë se kurrë.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka filluar nga vlerësimet për udhëheqjen e tij duke i përmendur të gjitha planet që Rilindja ka për në vijim.
Mes të tjerash, ai nuk është tërhequr as nga projekti i Teatrit Kombëtar. Rama tha se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet se sbën.
“Nuk harroj Teatrin e ri Kombëtar të cilin do ta ndërtojmë me sesbën dhe për turpin e të gjithë atyre që e kanë baltosur pa lindur projektin tonë le ta bëjmë teatrin e ri kombëtar një kryevepër të konfirmuar ndërkombëtarësisht ashtu si Arena”,-u shpreh Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/329373164379665/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/