Këto janë pamjet kur nje pronar i një pike exhange është grabitur para tre ditësh teksa po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij nga një person i maskuar.
Grabitësi i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës.
Gazeta Shqip ka siguruar videon e autorit i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit” në një garazh dhe gazeta ka mësuar se kambisti është përleshur me autorin, i cili kishte një thikë dhe që për fat të mirë nuk e ka plagosur. Pas ngjarjes, kampisti ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/