Ish-kryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa e quan këtë ditë, si ditën e ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi, Berisha uron besimtarët.
REAGIMI I BERISHES:
Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi.
Me këtë rast të dashur miq, le të urojmë përzemërsisht bektashinjtë shqiptarë kudo që ndodhen Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të madh në tolerancën ndërfetare dhe në pasurimin e jetës shpirtërore e kulturore të kombit shqiptare! Gezuar! Sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/