Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama u zhduk që të qahet me stilin “o burrë, aman o burrë“, dhe liderët e BE të mbyllin sytë”

22/03/2019
Rama tha se nuk e njeh, deputeti i përgjigjet: Të bëj diagnozën si mjek, por etika s’ma lejon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia e ka quajtur Ramën një kryeministër të mjerë, i cili kërkon të fshehë sëmundjen e tij të vërtetë duke mashtruar shqiptarët se gjoja ka qenë duke lobuar me njerëz të rëndësishëm por anonim, për t’u qarë hallin shqiptarëve.

Spahia shkruan në postimin e tij në facebook se Rama është i vetmi kryeministër që ikën fshehurazi nga vendi i tij, por që nuk e qasin në perëndim.

POSTIMI I SPAHISE:

“Pasi u zhduk për 5 ditë, kryeministri u vetëshfaq për të dhënë arsyen e mungesës: paskërka qenë duke lobuar për integrimin!!! E këtë akt kaq fisnik, njeriu që për imazhin e tij ka ndërtuar një makineri gjigande propagande, e paska bërë fshehurazi!!!! Ky kryeministër që e quan veten legjitim, sapo pranoi në një logorre të gjatë halli, se nuk di të sillet aspak si i tillë dhe është vështirë të kuptosh se ku i nis gënjeshtra e ku i mbaron papërgjegjshmëria për detyrën që ka.

Eshtë i vetmi kryeministër në botë që thotë se u nis fshehurazi e bëri po fshehurazi ca takime informale, për një proces që është krejt normal e transparent, hapja e negociatave të antarësimit. Se përse një kryeministër sillet si të ishte disident ilegal e jo kryeministër në vendin e tij, se përse nuk pritet as në takime kortezie sic i takon rangut të tij, kur shkel një vend të huaj, këtë nuk e thotë edhe pse e sigurtë që e kupton mirë akullin diplomatik, që i servirin cdo herë homologët e tij europianë.

Prandaj sic thotë vetë, është katandisur të takojë “ish-a“, ish ofiqarë apo politikanë, pesha e të cilëve s’mund të jetë kurrë e barabartë me atë të vendimmarrësve të tyre, që nuk e qasin tashmë Edi Ramën. Me siguri shkon të qahet me stilin e njohur “o burrë, o burrë…aman o burrë“, që liderët e BE të mbyllin sytë, sic iu mbyllën Komisionit Europian për drogën e Saimir Tahirin një vit më parë.

Por e vërteta është kokëfortë o kryeministër ilegjitim: Merkel me kolegët e saj, po gjejnë në tryezat e tyre të njëjtat zullume, për të cilat nuk na denjuan me një vendimmarrje vitin e kaluar, por ia lanë këshillit të ministrave vendimin për shtyrje të hapjes së negociatave të antarësimit. E kanë krejt të qartë se cfarë përfaqëson, e prandaj nuk të qasin.

Sic thua vetë, nëse është e vërtetë, po endesh nëpër Europë, duke kapur kë të mundesh për mënge, njëlloj si ai nxënësi ngelës që kërkon dëshpërimisht një notë kaluese. E në Tiranë bën trimin, me mandatet e trafikuara në kuvend, për të cilat janë dy dosje në prokurori e me gjasë mund të hapet ndonjë tjetër me lëvizjet e fundit. Pra nuk do jetë aq e thjeshtë Edi Rama…Sa më shpejt ta kuptosh, aq më mirë do jetë, për vendin, edhe për ty!’-shkruan Spahia

Tags: Bardh spahiaEdi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.