Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar për lajmet se kryeministri Rama është në një situatë jo të mirë shëndetësore.
Ajo shkruan në FB se Rama është kryeministri i vetëm në botë që shkon vizitohet fshehurazi në spitalet e Evropës.
POSTIMI I VOKSHIT:
“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që ikën fshehurazi nga vendi i vet, vizitohet fshehurazi në spitalet e Europës, kthehet fshehurazi në atdhe. Ka vetëm një arsye për këtë fshehje.
Edi Rama ka frikë. Dhe ka shumë të drejtë! Ai është VETËM!”,
Ndërkohë që pasditen e sotme Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale mohoi të ketë shkuar jashtë për shkak të gjendjes shëndetësore
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/