Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kush është ky që na preu rrugën”, dëshmitari rrëfen vrasjen e Nard Polias

21/03/2019
“Kush është ky që na preu rrugën”, dëshmitari rrëfen vrasjen e Nard Polias
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës ka marrë dëshminë e shokut të Nard Polias që ishte në të njëjtën makinë me viktimën në momentin e vrasjes.

Dëshmitari okular Xhovan Mirashi, i cili fatmirësisht shpëtoi nga ky atentat pa dëmtime, ka treguar përpara policisë se kishte dalë me viktimën nga servisi për të provuar fuoristradën.

Pak minuta pas daljes nga servisi, Mirashi dëshmon se është afruar në drejtim të tyre një person i veshur me te zeza me motor dhe me kaskë në kokë, i cili fillimisht ka prerë rrugë duke detyruar Polian të ndalë mjetin.

Më pas me qetësi i është afruar makinës së tyre dhe pasi ka nxjerre nga xhaketa armën ka qëlluar me breshëri në drejtim të 35 vjeçarit Nard Polia.

Dëshmitari tregon se e kishte pyetur shokun e tij se kush ishte personi që u preu rrugën, por Polia i ishte përgjigjur se nuk e kishte idenë, raporton A2.

Gjithashtu dëshmitari ka pohuar se vrasësi që kishte një motor T Max, nuk e kishte hequr kaskën nga koka dhe nuk beri asnjë komunikim me viktimën.

Nga ana tjetër policia dyshon se ekzekutori mund të jetë një vrasës me pagese dhe se qitja e plumbave me breshëri ka qenë shumë e saktë, duke eleminuar vetëm objektivin pa prekur shokun e tij që kishte në krah.

Sipas policisë ky fakt tregon se ekzekutori mund të jetë një person i përgatitur mirë me armët e zjarrit dhe se ka studiuar zonën, lëvizjet e shënjestrës së tij si dhe mënyrën se si do të humbte gjurmët duke djegur motorin rreth 2 km larg vendit ku kreu atentatin.

Përveç këtyre të dhënave nga vendngjarja, policia dhe prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë asnjë pistë mbi identitetin e autorit dhe as për motivet e këtij ekzekutimi të radhës në rrethin e Shkodrës.

Tags: nard poliathethivrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.