Në stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, pasditen e sotme në stolin e tifozerisë janë ulur dhe kryeministri Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anitën për të mbështetur kombëtaren e Kosovës në përballjen me Danimarkën.
“Me ty Kosovë, në çdo përballje. Vazhdojmë me fitore” shkruan Haradinaj në fb.
Aktualisht Kosova po udhëheq ndaj Danimarkës 1:0 me golin e Rrahmanit.
Ky është takimi i parë për këtë vit kalendarik. Të besuarit e Bersant Challandes do të testojnë forcën në prag të debutimit në fazën kualifikuese të Euro2020 ndaj Bullgarisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/