Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Andi Bushati zbërthen deklaratën e Metës: Ishte kunj për Ramën

21/03/2019
Bushati: Lu dhe Vlahutin humbën rolin e arbitrit, Ramës i lindi dëshira për të kapur Kryeprokurorin kur plasi skandali ‘Tahiri’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Andi Bushati nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News 24 ka zbërthyer deklaratën e Presidentit Ilir Meta të bërë dje nga Pogradeci se është gati të lë mandatin, me kushtin që largimi i tij të kontribuojë në zgjidhjen e krizës politike.

Ai tha se kreu i shtetit nuk kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit, ndërsa shtoi se Edi Rama e ka të vështirë shkëputjen nga karrigia e pushtetit. Analisti shtoi se deklarata e Presidenti Ilir Metës është një kunj për shefin e ekzekutivit.

“Mendoj se ka dy mënyra të shikuarit, deklaratën e Metës. I pari është në rrafshin sipërfaqësor. Një njeri që thotë jam gati të djeg mandatin, asociohet me Kryemadhin dhe Bashën. Por, ai thotë unë jam gati të vetësakrifikohem nëse gjendet zgjidhje për krizën. Pra, këto janë shumë të ndryshme. Gjëja e dytë, është kjo deklarata djeg mandatin presidencial. Është një karshillëk dhe kunj për Ramën. Meta thotë unë e lë postin nëse kemi zgjidhje krize. Po të bësh panoramë të madhe të figurave politike, Berisha ka dhënë dorëheqjen. Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen, Pandi Majko dy herë, Fatos Nano është larguar. Kemi një njeri që në 21 vjet ka shkruar shumë tekste dorëheqjesh për të tjerët, por nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen vetë dhe ky është Edi Rama. Deklarata e Metës mund të merret në këtë kontekst.

Së treti, Ilir Meta dje ka thënë, në këndvështrimin tim, në një vend pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm. Unë e shoh si një mënyrë që Meta thotë, ndërkombëtarët e kanë gabim , Rama e ka gabim, kriza nuk mund ta zgjatet, por ai ka lënë një mundësi që deputetët e larguar nga parlamenti, të kenë një dritare, për tu kthyer pas”- tha ai.

Tags: Andi BushatiEdi RamaIlir Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.