Fermerë të shumtë kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje – Fier duke derdhur në mes të autostradës, prodhimet e tyre, në shenjë proteste për mossubvensionimin e TVSH. Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.
Në vendngjarje ka forca të shumta policore, të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.
Prej disa ditësh, grumbulluesit e qumeshtit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë jane bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera, të Lushnjes dhe zonave përreth. Fermerët thonë: “Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi, ndërkohë që prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/