Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shtëpia e rrënuar e Fishtës”, shkrimtarja: Do ta hamë me bukë turpin për dhunimin që po i bëjmë historisë

20/03/2019
“Shtëpia e rrënuar e Fishtës”, shkrimtarja: Do ta hamë me bukë turpin për dhunimin që po i bëjmë historisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkrimtarja e njohur Flutura  Açka ka publikuar një foto të shtëpisë historike të Gjergj Fishtës, e cila është lënë në harresë dhe në kushte tepër katastrofike.

Shkrimtarja thotë se është turp që në Shqipëri një figurë kaq e rëndësishme nuk po trajtohet me dinjitet, ndërsa shton se ne do ta hamë turpin me bukë për dhunimin që po i bëjmë historisë.

REAGIMI

Kjo është shtëpia e Fishtës sot. Nuk di në ka ndonjë monument kulture më të rëndësishëm se ky. Nga vrapi për të përjetësuar socrealizmin, u shkujdesëm për lëndën që na përbën, mes kësaj edhe Fishta.

Kjo shtëpi e rrënuar është turpi ynë, edhe turpi im që nuk protestoj për të përditë. Dy letra i shkroi Musolinit për ta ndihmuar për t’iu botuar vepra, dhe me dekada u fshi nga kujtesa.

Edhe për klosetët e banjove kujdesej partia për socrealistët, dhe janë në të gjitha leximet shkollore e jashtëshkollore, për të thënë më të paktën.

Edhe një bust që është vënë në oborr, emri i mecenatit është po aq i madh sa i Fishtës. Megjithë respektin që kam për donatorin si një patriot, bujar dhe njeri mjaft i respektueshëm, me pllakën e emrit të tij duhej të ishte treguar më i kursyer, dhe më modest në emrin e tij pranë Fishtës.

Thonë, me të dëgjuar e kam, se në fillim të të 90-tave u miratua një fond bujar shtetëror për Fishtën, por një Zot e di ku shkoi. Me të ishte ndrequr me kohë dhe kjo shtëpi. Mbase gazetarë investigativë, do të dinë t’i japin përgjigjjen e duhur kësaj enigme.

Deri atëherë, pra deri kur Fishta të trajtohet dinjitetshëm, ne do ta hamë me bukë turpin për dhunimin që po i bëjmë historisë.

Tags: flutura ackagjergj fishtaShkrim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.