EMRI/Një kandidate tjetër nga LSI kërkon të bëhet deputete

EMRI/Një kandidate tjetër nga LSI kërkon të bëhet deputete

147
0
Shares

Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin dekriminalizimit në KQZ pasi kërkon mandatin e deputetit.

Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, në listën e LSI për qarkun e Vlorës. Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.

7 kandidatë zëvendësues nga radhët e LSI janë betuar në Kuvend, ndërsa disa ditë më parë edhe Ralf Gjoni bashkë me Nismet Musai nga lista e LSI pranuan gjithashtu mandatin e deputetit.

Emra e tyre vijnë pas ikjes së ish-deputetëve të LSI, të cilët unanimisht me Partinë Demokratike vendosën të djegin mandatet per tu bashkuar me qytetarët për të  zhvilluar protesta deri në largimin e Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY