LAJMI I FUNDIT/ Protesta e opozitës, policia arreston 14 persona

LAJMI I FUNDIT/ Protesta e opozitës, policia arreston 14 persona

97
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 protestues pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.

Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkaq mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY