Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi gjatë operacionit të koduar “Palma” i ka sekuestruar një sasi kanabis dhe euro të falsifikuara.
Bëhet fjalë për shtetasin nga Tirana “D.Th, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 750 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy kartëmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, thotë policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Falsifikimi i monedhave”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/