Horoskopi, 17 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 17 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

199
0
Shares

Dashi

Nuk do jeni shume te kthjellet sot për atë qe duhet te bëni ne jetën ne çift dhe do debatoni here pas here me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene me te privilegjuar ne dashuri dhe do e gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Financat do jene mjaft delikate prandaj kujdes me shpenzimet qe do kryeni. Po bëtë gabime do vuani për gjithë jetën.

Demi

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Do ndiheni edhe me mire pranë atij qe dashuroni dhe do jeni gati te merrni edhe vendime. Beqaret do vazhdojnë gjithë kohës te jene ne kërkim te dashurisë, por nuk do kenë shume fat. Financat do jene goxha shqetësuese kështu qe bëni mire te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Binjaket

Marrëdhënia ne çift do jete me e mire se disa dite me pare, megjithatë qe situata te vazhdoje kaq e ngrohte duhet t’i merrni gjerat me qetësi. Beqaret do kenë nevoje për me shume liri dhe nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje. Financat do jene goxha te turbullta. Duhet me patjetër te merrni disa masa strikte nëse nuk doni qe situata te behet akoma me problematike.

Gaforrja

Do i jepni shume prioritet jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Partneri nga ana tjetër do kujdes me tepër për ju dhe do iu surprizoje. Beqaret do ndihen me ne fund gati ta hapin zemrën e tyre dhe te dalin neper takime. Plani material do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mund te shlyeni edhe borxhet qe keni marre.

Luani

Plutoni do nxite debatet e jetën tuaj ne çift dhe do e keni shume te vështirë te ruani një klime te ngrohte. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te veçante. Duhet ende te prisni për te bere për vete atë qe pëlqeni. Nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Virgjeresha

Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me tepër me partnerin dhe do e respektoni çdo mendim te njeri-tjetrit. Për beqaret do ketë disa takime interesante, por asgjë me tepër sesa kaq. Gjithsesi mos u mërzitni sepse shume shpejt gjerat do ndryshojnë ne jetën tuaj. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen me te vogël.

Peshorja

Dite e keqe kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni ne gjendje te mire për te diskutuar qetësisht me partnerin dhe do debatoni ashpër me te. Kujdes me fjalët qe do thoni. Për beqaret do jete një dite vendimtare nga e cila do varet gjithë e ardhmja e tyre. Financat fatmirësisht do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do e humbe paksa alegrine dhe harmoninë qe ka pasur. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe situata ka rrezik te ndërlikohet. Beqaret do pranojnë çdo ftese qe do ju behet dhe do ndihen gati te fillojnë edhe aventura kalimtare. Buxheti duhet menaxhuar me më shume kujdes dhe largpamësi. Mos mendoni vetëm për rehatinë e momentit.

Shigjetari

Dite disi me e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me këmbë ne toke dhe do i pranoni disa gabime qe keni bere. Partneri nga ana tjetër do jete me tolerant. Për beqaret atmosfera do jete kaotike. Mos u nxitoni te merrni vendime te pamenduara. Financat ne përgjithësi do jete te qëndrueshme, megjithatë për te bere investime te mëdha duhet te prisni.

Bricjapi

Te dashuruarit nuk duhet te tregohen strikte me ata qe kane ne krah sepse mund te kenë mosmarrëveshje te shumta. Ka shume mundësi qe beqaret te bien ne dashuri me personin e gabuar sot dhe te vuajnë për gjithë jetën. Kujdes me zgjedhjet qe do bëni. Ne planin financiar nuk ta lini për nesër rregullimin e telasheve sepse mund te jete vone.

Ujori

Dite shume e lumtur kjo e sotmja për ata qe janë ne çift. Do dashuroheni ne mënyrë pasionante me partnerin dhe do doni qe dita te mos ketë një fund. Beqaret do kërkojnë shume, por ne fakt ne mendje do kenë një mik te familjes. Mos u nxitoni te shpreheni para se te jeni te qarte. Financat fatmirësisht nuk do jene problematike. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Peshqit

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do kaloni momente te paharruara pranë tij. Do i sqaroni edhe disa hatërmbetje. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te mbushur me takime dhe emocione. Ne planin financiar duhet te reflektoni njëqind here para se te hidhni çdo lloj hapi. Investimet lërini për me vone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY