Janë bërë me dije detajet e para të aksidentit të rëndë në Shkodër, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 2 të tjerë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, nga përplasja mësohet se ka vdekur 26-vjeçari Nikola Sokolja ndërsa ka mbetur i plagosur Lekë Malota 59 vjeç.
Po kështu mësohet se të plagosur rëndë janë Eduart Haxhaj, 42 vjeç. Ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë së Shkodrës:
Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip ‘Benz’ është përplasur me mjetin ‘Volkswagen’ për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip’Benz’ si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/