Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi për protestën, Duka sqaron dhe dy drejtimet që sjell largimi i opozitës nga Parlamenti

15/03/2019
NEGOCIATAT/ Agron Duka: Optimistë për zgjidhjen e krizës politike, ja çfarë është ofruar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë para protestës së opozitës, dhe kreu i PPA,  Agron Duka ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që do të marrin pjesë në protestë.

Duka thekson se lëvizja që opozita e bashkuar ndërmori me largimin e saj nga parlamenti do të sjellë dy drejtime:

“Drejtimi i parë është ai i rrezikut që pushteti aktual të bëhet edhe më total, duke kontrolluar të gjitha fushat e jetës politike, edhe ato pak hapësira që kishte në dorë opozita.Drejtimi i dytë është ai i rimëkëmbjes së jetës normale të vendit, nëpërmjet një aleance të sinqertë të të majtëve, të djathtëve dhe të gjithë atyre që janë zhgënjyer nga ky sistem i padrejtë përfaqësimi” shprehet Duka.

REAGIMI I PLOTE

Më pak se 24 orë na ndajnë nga protesta e të shtunës, ku edhe një herë bulevardi do të mbushet me qindra e mijëra shqiptarë. Edhe një herë, ne si PAA do të jemi në krah të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim.

Largimi i opozitës nga Parlamenti i ka dhënë krizës politike përmasa të tilla, që mund ta çojnë vendin në dy drejtime krejt të kundërta dhe vetëm një hipokrit i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.

Drejtimi i parë është ai i rrezikut që pushteti aktual të bëhet edhe më total, duke kontrolluar të gjitha fushat e jetës politike, edhe ato pak hapësira që kishte në dorë opozita.

Drejtimi i dytë është ai i rimëkëmbjes së jetës normale të vendit, nëpërmjet një aleance të sinqertë të të majtëve, të djathtëve dhe të gjithë atyre që janë zhgënjyer nga ky sistem i padrejtë përfaqësimi. Një drejtim në të cilin nuk bashkohemi për të ndryshuar një qeveri, por për t’i dhënë fund pushtetit që gëzon jo vetëm falë kriminalizimit të politikës, por edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Zotimi i shumëpritur i opozitës për të zhbërë këtë sistem të përçudnuar është sot garancia e vetme që orët e zeza të shoqërisë sonë të marrin fund.

Si të gjithë ju, unë e dua vendin tim. Këtu kam mësuar nga im at profesionin e agronomit, këtu kam krijuar familjen time, miqësitë e mia, këtu kam zhvilluar pasionin për të qenë përfaqësuesi i përulur i të gjithë atyre që më kanë dhënë besimin në këto vite. Si i tillë, do të jem nesër me ju, për të kërkuar njëzëri realizimin e aspiratës të mohuar në këtë tranzicion të gjatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një sistem zgjedhor realisht demokratik, për një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, për një aleancë të sinqertë nëpërmjet të cilës të shërojmë plagët e një shoqërie të ndarë, të varfëruar dhe të harruar.

Tags: Agron Dukaopozitaprotestethirrja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.