“Numërimi mbrapsht ka nisur”, Boçi: Kjo është një betejë e kërkuar nga...

“Numërimi mbrapsht ka nisur”, Boçi: Kjo është një betejë e kërkuar nga populli

88
0
Shares

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar gjendjen aktuale politike, ku ka folur për protestën e 16 marsit e paralajmëruar si më e madhja që është mbajtur ndonjëherë nga opozita.

Boçi tha se “opozita e vërtetë është në terren me hallet e qytetarëve, në një betejë jo  vetëm të PD-së, LSI-së por në një betejë të kërkuar nga vetë populli. Opozita si përfaqsuese e popullit kërkon t’i jap fund shit–blerjes së votës nga maxhoranca e cila ka krijuar një sistem të kalbur  i cili po shkërrmoqet çdo ditë”.

Ndërkohë i pyetur për reagimet e ashpra që patën ndërkombëtarët ndaj vendimit të opozitës për të djegur mandatet, Boçi tha  se “askush prej tyre nuk e njeh realitetin e politikës shqiptare dhe flasin duke u bazuar prej nga vijnë. Por kur të kuptohen shkaqet atëherë opozitës do ti jepet të drejtë. Opozita kësaj here nuk ka kërkuar rrëzimin e Ramës por zgjedhje të lira dhe të ndershmë, kërkesë kjo e bërë disa herë dhe nga kryeministri i vendit”.

Nga ana tjetër 16 Marsi tha Boçit per Fax News, premton shumë dhe numërimi mbrapsht ka nisur. Protesta kombëtare e opozitës jo pa qëllim është lënë në një intervalë kohor të largët nga protestat e mëparshme, arsye të cilat refuzoi t’i jepte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY