Kur do të përfundojë protesta e 16 Marsit?/ Tabaku: Mbaron kur të...

Kur do të përfundojë protesta e 16 Marsit?/ Tabaku: Mbaron kur të shihet e arsyeshme

119
0
Shares

Një protestë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë, do të jetë protesta e 16 marsit e Opozitës para Kryeministrisë.

Këtë paralajmëroi ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

“Më 16 Mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën.

“Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”.

Paralelisht me protestën opozita po punon edhe me programin dhe grupet e interesit në sektorë të ndryshëm për një program afatmesëm dhe afatgjatë.

“Protesta e 16 marsit shoqërohet edhe me ture e grupe pafund, sektorët e ekonomisë, grupet e personave të disavantazhuar që po shërbejnë në pasurimin e PD. PD është gati me një program shumë të mirë dhe ekip shumë të mirë. Janë dy gjëra që po ecin krahas njëra tjetrës për një plan afatmesëm”.

Përsa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale, Tabaku tha se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e PD për këtë çështje.

“Jo nuk ka asnjë vendim të strukturave të partisë për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Strukturat e PD kanë përfunduar procesin e rifreskimit për programin afatmesëm që janë protestat. Kur të kemi një vendim për zgjedhjet do jetë lajmi i ditës”.

Për Tabakun deputetët e rinj në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve që i kanë votuar.

“Tri herë është mbledhur Grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar ka pasur diskutime të gjata për strategjinë afatmesme e afatgjatë dhe ishte vendim unanim dhe marrja e këtij hapi që ndoshta ishte ekstrem, por edhe situata ishte ekstreme. Kur strukturat e mëdha të partisë marrin një vendim që të mos jenë në parlament këto janë njerëz të pjesës së dytë dhe 3 të listës por vullneti i demokratëve që ka votuar atë opozitë në parlament nuk është në parlament dhe vullneti i tyre na ka kërkuar që të ndërmarrim këtë rrugë të re. Nuk ka vlerë asgjë se çfarë ndodh atje asgjë nuk e mban dot në këmbë qeverinë. Ligjet që do miratohen duhet të reflektojnë vullnetin e shqiptarëve”.

Duke folur për raportin e DASH për Shqipërinë Tabaku tha se ai konfirmoi ato që opozita kishte deklaruar më parë me fakte. /abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY