Horoskopi, 14 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 14 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

161
0
Shares

Dashi

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite madje mund te shfaqet edhe ndonjë stuhi. Beni kujdes me çdo gjë qe do thoni. Mos u tregoni autoritare me shume sesa duhet. Beqaret nuk do kenë fat dhe as sot nuk do e gjejnë dot personin qe po kërkojnë prej kohesh. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për te përmirësuar situatën.

Demi

Ju qe jeni ne çift do dashuroni edhe me shume sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Bravo! Beqaret do marrin iniciativën te bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do te testohet dhe rezultati do jete mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikoje tek financat. Tregohuni me vigjilente me shpenzimet ne mënyrë qe te mos keni probleme te mëdha.

Binjaket

Ne planin sentimental do keni me shume se kurrë besim tek partneri. Do doni te qëndroni gjithë ditën pranë tij. Do kaloni çaste te këndshme. Beqaret do pëlqejnë dike dhe do mendojnë se ai është prona e tyre. Kujdes, mos e teproni! Për te shpenzuar aq sa doni duhet qe me pare te merrni masa për te rregulluar financat. Sot do ia dilni mbanë fale këmbënguljes suaj.

Gaforrja

Mos ndryshoni asgjë ne jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jete shume e madhe. Është shume e lehte te shkatërrosh gjithçka por për ta rindërtuar është shume e vështirë. Nëse jeni vetëm situata juaj do filloje te përmirësohet shume shpejt. Përfitoni sa me shume! Neptuni do ua ndërlikojë sektorin e financave. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mos ndërmerrni shume rreziqe.

Luani

Jeta juaj sentimentale do jete mjaft e qëndrueshme. Çiftet do bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe pasioni do te rindizet nga mbrëmja. Për beqaret kjo dite do sjelle një surprize te këndshme. Urani mund te shtoje edhe mundësitë për dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por fati do jete ne anën tuaj dhe nuk do hasni probleme te mëdha. Hiqni disa lek mënjanë.

Virgjeresha

Me Jupiterin qe do ndikoje tek jeta sentimentale, çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme. Dashuroni sa me shume edhe pse pa shume pasion. Beqaret do e kenë te vështirë te bëjnë takime dhe te takojnë atë qe kane ëndërruar. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Mos dëgjoni këshillat qe mund t’iu japë një shigjetar sepse do pendoheni me vone.

Peshorja

Jeta juaj ne çift ne përgjithësi do jete e mbrojtur nga Jupiteri. Plutoni do mundohet t’iu destabilizoje por nuk do ia dale dot mbanë. Beqaret ndryshe nga kohet e fundit do iu japin me shume rëndësi ndjenjave te tyre. Do jeni mjaft te favorizuar sot. Përfitoni! Një problem financiar do iu turbulloje paksa nga mëngjesi, por me kalimin e orëve çdo gjë do filloje te qartësohet e te zgjidhet.

Akrepi

Jeta sentimentale e atyre qe kane një lidhje do shkoje me se miri. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni disa pengje qe iu kishin mbetur. Beqaret do takohen me dike interesant, por qe ne fakt kërkon vetëm t’i çoje ne shtrat. Financat do jene ne qendër te vëmendjes. Menaxhojini me kujdes dhe situata do përmirësohet.

Shigjetari

Nëse jeni ne çift, do bëni gjithçka për ta bindur partnerin për ato qe doni. Do mundoheni edhe ta përforconi me shume lidhjen tuaj. Shkurt, çdo gjë do shkoje mire sot. Beqaret do kthehen ne specialiste te dashurive me shikim te pare. Gjate kësaj dite do takoni personin e duhur. Plutoni do ndikoje tek financat. Ai mund t’ua rrisë ato por edhe mund te shkatërrojë gjithçka. Beni kujdes!

Bricjapi

Ata qe janë ne çift nuk do kenë një dite te mire. Ambienti do jete elektrizues dhe debatet do jene te shumta. Beqaret nuk do duan te krijojnë një lidhje duke qene se para pak kohesh kane pësuar zhgënjime. Financat do jene te qëndrueshme dhe do mund te kryeni edhe shpenzimet për te cilat keni menduar prej disa kohesh. Do jeni me te qete ne këtë sektor.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te vështirë. Disa do vendosin edhe pak distance me njeri tjetrin. Kujdes! Për beqaret, do jete dite e favorshme. Flirtimet dhe joshjet nuk do mungojnë. Për sa iu përket financave, ato nuk do jene as shume te mira dhe as shume te këqija. Menaxhojini me maturi nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet.

Peshqit

Jeta sentimentale e çifteve do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Ka mundësi qe ata qe janë te martuar te mendojnë edhe për një fëmijë. Nëse beqaret krijojnë një lidhje, te jene te sigurt qe ajo do jete përgjithmonë. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh nga disa dite me pare. Beni kujdes vetëm me shpenzimet sepse po e tepruat do keni tronditje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY