Mjekët e QSUT në protestë: Jemi kundër dhunës, po detyrohemi të largohemi

Mjekët e QSUT në protestë: Jemi kundër dhunës, po detyrohemi të largohemi

159
0
Shares

Mjekët e QSUT kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër dhunës ndaj bluzave të bardha.

Kjo protestë vjen pak ditë pas dhunimit të një specializante në QSUT. Sipas prononcimit të tyre për mediat, mjekët shprehen shqetësimin se ndihen nën presion të vazhdueshëm në punë dhe pa siguri fizike.

“Në rradhë të parë dua të them që jemi në mbështetje të kolegës sonë. Jemi në mbështetje të kolegës sonë, e cila ishte 24 orë në punë . Ajo ishte duke komunikuar vendimin e qeverisë, pra kalimin e të gjitha urgjencave te Senatoriumi. Jemi gjithmonë nën kërcënimin e familjareve. Ne i kuptojmë , por nuk jemi ne ata që duhet të vuajmë këto pasoja. Ne jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë me të gjitha mundësitë që kemi. Kryejmë veprime 24 orë pranë urgjencës. Por, duhet të themi që shërbimet 24 orëshe për disa nga specializantët janë të papaguara”, u shpreh një nga bluzat e bardha në protestë.

Mjekët specializantë  te QSUT-ja u shprehën se dhuna ndaj bluzave  të bardha në vendin e punës është e papranueshme, ndërsa pohuan se ky fenomen i detyron ata të largohen nga vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY