LAJMI I FUNDIT/ Protesta kundër Ramës në Fier, policia shoqëron 10 persona

LAJMI I FUNDIT/ Protesta kundër Ramës në Fier, policia shoqëron 10 persona

111
0
Shares

Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës së djeshme të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i fundit zhvilloi takime atje në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët për “Bashkinë që duam”.

Sipas kreut të PD, Fier Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve, ndërsa nuk ka ende një autor për plagosjen e efektivit të policisë në protesta.

I pyetur për këtë incident, Baçi thotë se i qëndron deklaratës së tij të një dite më parë se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar, duke bërë apel që ai të kapet dhe të përballet me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY