Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Zgjedhjet vendore, denoncimi i mësuesit: Deputeti i PS më kërkoi votën në këmbim të punës

09/03/2019
FOTO/Zgjedhjet vendore, denoncimi i mësuesit: Deputeti i PS më kërkoi votën në këmbim të punës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 30 qershor të këtij viti, ndërsa është filluar të mendohet blerja e votave me vende  pune që tani.

Kjo sipas denoncimi që Ervil Dervishi, profesor fizkulture në Kamëz, ka bërë në televizionin ‘Fax Web’.

Dervishi ka dorëzuar komunikimin që ka patur në ‘Facebook’ me Rakip Sulin, deputet i Partisë Socialiste. Sipas këtyre mesazheve, Suli kërkon nga mësuesi që të angazhohet në fushatë për kandidaturën e tij dhe më pas do të marrë emërimin si mësues i brendshëm në shkollën ku jep aktualisht mësim si mësues i jashtëm.

“Përshendetje, une kam një denoncim të forte dhe dua ta bej këtu te ju sepse këta legenat e Rilindjes mavi e kan fillu blerjen e votave qe tani me vende pune po ta harrojne Rakip Suli dhe Rilindja se ka me fitu. Une nuk e kam problem postojeni dhe emrin tim dhe çdo gjë. Jam Ervil Dervishi profesor fiskulture në Kamëz. Kam 1 vit që jam shperngulur nga Pogradeci dhe kam filluar profesor fiskulture ( I jashtëm), por E.C., nuk ma jep emerimin si profesor i brendshëm se do lekë”, thotë Dervishi.

Deputeti Suli e ka uruar i pari Dervishin për ditën e 7 marsit, ndërkohë që mësuesi e pyet se nga e ka di se çfarë profesioni ai ka. “Emrin tuaj ma dha Ermioni nga lista e mësuesve në qytetin e Kamzës”, i përgjigjet me mesazh socialisti.

Në mesazhin pasues mësuesi i thotë deputetit se do e mbështesë nëse i jep emërimin, ndërkohë që Suli i kërkon numrin e telefonit, pasi siç shprehet ai: “çdo gjë është e mundur nëse merreni me njerëzit e duhur.”

Tags: blerje votashDenoncimivende puneZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.