Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit, ish-e dashura italiane urdhëroi...

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit, ish-e dashura italiane urdhëroi ekzekutimin e tij

234
0
Shares

47-vjeçari, Astrit Lamaj u ekzekutua me porosi të ish-të dashurës të tij nga katër shtetas italianë. Kujtojmë se Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.

Sipas informacioneve të fundit, gruaja, sot 67 vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.

Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.

Policia investigative e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.

Ndërkohë ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY