Pranvera duket se është ende larg, pavarësisht se muaji mars lajmëron ardhjen e stinës.
Meteoalb në parashikimin e tij për motin në Shqipëri në javën e ardhshme, shprehet se do të kemi sërish rënie të temperaturave, e madje dhe dëborë në zonat malore të vendit.
Parashikimi:
Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/