Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jepet vendimi për ish-zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, 3 vite burg për Menduh Thaçin

08/03/2019
Jepet vendimi për ish-zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, 3 vite burg për Menduh Thaçin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Penale në Shkup i caktoi të premten dënimin me burg Menduh Thaçit, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe pesë ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, për shkak të rolit të tyre në parregullsitë e procesit të zgjedhjeve vendore në vitin 2013.

Zotit Thaçi iu caktua dënimi me 3 vjet e dy muaj burg. Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së, 4 vjet e gjashtë muaj burg. Ish-anëtarëve të tjerë të KSHZ-së, Aneta Stefanovës, 3 vjet burg, Vllatko Sajkovskit, 3 vjet burg, Sasho Sërcevit, 3 vjet burg.

Edhe ish-drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov i është dhënë 3 vjet burg.

Ky i fundit, në bazë të bisedave të përgjuara telefonike, i kishte kërkuar kryetarit të PDSH-së, Thaçi që të ndërhynte tek Bedredin Ibrahimi për të votuar prishjen e procesit të votimit në komunën e Strumicës, në juglindje të Maqedonisë së Veriut. Mijallkovi u dënua për veprën “përfitim të shpërblimit përmes ndikimit të paligjshëm”.

Prokurorja e Prokurorisë së Posaçme, Fatime Fetai kërkoi masën e paraburgimit për zotërinjtë Mijallkov dhe Ibrahimi deri në hyrjen në fuqi të dënimit, për shkak të mundësisë së arratisjes së tyre, sipas saj. Nga të gjithë të akuzuarit, vetëm z. Menduh Thaçi nuk ishte i pranishëm në gjykatë.

Të dënuarit mund të paraqesin ankesat e tyre tek Gjykata e Lartë në lidhje me masat e dënimit ndaj tyre brenda një afati të caktuar./VOA

Tags: burgimimaqedonizgjedhjezyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.