Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të grave, opozita sërish ka menduar të vijë ndryshe. Pavarësisht se për shumicën e grave në shqiptare kjo ditë është cilësuar si festë ndërkohë për gratë e opozitës dhe të Astirit kjo do të jetë ditë proteste.
Mësohet se për 8 Marsin, gratë e opozitës, edhe pse pa mandatin e deputeteve, kanë zgjedhur të protestojnë në Astir.
Në orën 11:00 ato do të mblidhen te Unaza e Madhe, ku pritet t’i bashkohen edhe gratë e Astirit.
Bëhet me dije se gratë e opozitës së bashku me ato të Astirit do të protestonë nën moton SHTËPIA JONË – LIRIA JONË!!!
8 Marsi është dita ndërkombëtare në të cilën gratë marshojnë duke protestuar për të drejtat edhe liritë e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/