Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se velina e Xing me Ermalin ishte larguar nga emisioni për shkak të një mosmarrveshjeje me moderatorin Ermal Mamaqi.
E ndërkohë që ky lajm u publikua nga faqja e Xing dhe shumë njerëz po dyshonin për vërtetësinë e tij dhe se mund të ishte ndoshta një shaka, Iconstyle ka kontaktuar me velinën dhe përgjigjja e saj sapo na bëri më shumë lëmsh.
Kur u pyet nëse është i vërtetë lajmi i largimit, bukuroshja bjonde u përgjigj “As po, as jo”, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste më shumë për këtë pjesë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/