Këto janë pamjet ku kryetari i Gjykatës së Kukësit dhunon një avokate.
Stop ka publikuar videon, në të cilën shfaqet Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, shfaqet duke goditur fizikisht avokaten Aurora Guska.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë mund të shihet Shehu së bashku me Guskën që afrohen tek hyrja e Gjykatës.
Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.
Nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje e cila ka ndodhur në hyrje të Gjykatës, ndërsa siç kanë thënë moderatorët e emisionit investigativ, pamjet u kanë ardhur nga ndjekësit e emisionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/