Vazhdon “furtuna” Balluku, ministrja shkarkon nga detyra kreun e Albpetrol

Vazhdon “furtuna” Balluku, ministrja shkarkon nga detyra kreun e Albpetrol

163
0
Shares

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka vazhduar me shkarkime nga detyra te personave me rol ne kete ministri. Se fundmi ajo ka larguar nga detyra drejtorin e Albpetrolit Kastriot Bejtaj.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu. më parë spahiu ka mbajtur detyrën e drejtorit te politikave hidrokarbure, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime.

burimet kanë bërë të ditur se ndryshimi është në vazhdën e zhvendosjes së emrave nga postet drejtuese që janë në varësi të ministrisë së energjetikës. madje shkarkimi i fundit i konsideruar dhe i papritur bëhet në momentet kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë.

ndërkaq Kastriot Bejtaj është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas dhe ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë. AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY