Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi në Bruksel, mesazhi nga PPE: Rruga e Shqipërisë në BE kalon përmes demokracisë funksionale

06/03/2019
Këlliçi në Bruksel, mesazhi nga PPE: Rruga e Shqipërisë në BE kalon përmes demokracisë funksionale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet që po bën opozita për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe themelit të këtyre vlerave, votës së lirë.

Belind Këlliçi vuri në dukje se vota e lirë është sot peng i krimit dhe shqiptarët janë ngritur për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Rinia, studentët dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkë, janë në këmbë dhe nuk kërkojnë asgjë më shumë për vendin se standardet europiane demokratike. Shqiptarët duan garantimin e votës së lirë, politikanë të pa lidhur me krimin, drejtësi të pa kapur që dënon politikanët të cilët blejnë votat dhe vullnetin e qytetarëve, si dhe vjedhin fondet publike, luftë kundër korrupsionit”– u shpreh Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Presidenti i PPE, Joseph Daul, konfirmoi se Partia Popullore Europiane po e ndjek me shumë vëmendje dhe prioritet situatën në Shqipëri, si dhe shprehu vendosmërinë e tij për ta ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin europian.

Zoti Daul theksoi se ky rrugëtim kalon përmes parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryetari i FRPD Belind Këlliçi mori pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi i PPE-së në Parlamentin Europian me temë: “Promovimi i proçesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor: perspektiva e të rinjve”.

Kreu i të rinjve demokratë shqiptarë u bëri thirrje drejtuesve të Bashkimit Europian të shtojnë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit, ku, shkelja e vlerave themelore të demokracisë, në disa vende, po sjell destabilitet.

“BE duhet të rrisë përpjekjet e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave themelore në vendet tona, si demokracia funksionale, liria dhe të drejta të tjera me rëndësi vendimtare.” – tha Belind Këlliçi, i cili vlerësoi si kyç për Ballkanin, bashkëpunimin rajonal.

“Bashkepunimi rajonal sjell jo vetëm zhvillim ekonomik dhe punësim, por zbut tensionet dhe forcon stabilitetin rajonal, i cili është një parakusht kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë“ – tha Këlliçi në fjalën e tij.

Kreu i FRPD mbështeti krijimin e zonës ekonomike, duke e parë si një instrument që ndihmon veçanërisht të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

“Krijimi i nje zone ekonomike rajonale do të ishte një hap i rëndësishëm për të lidhur tregjet ekonomike dhe njerëzit duke e unifikuar kështu tregun ballkanik dhe duke e konsideruar si një treg me 20 milionë konsumatorë. Më shumë se 100 mijë vende pune mund të krijoheshin në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes integrimit më të thellë ekonomik dhe social”– theksoi Belind Këlliçi gjatë konferencës së organizuar në Bruksel nga grupi i PPE-së në Parlamentin.

Tags: Belind kelliciBrukselppetakimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.