Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LAJM I FUNDIT/Zbulohet laborator kokaine në Tiranë, shkatërrohet grupi me 5 anëtarë

05/03/2019
LAJMI I FUNDIT/Vritet me armë 42-vjecari në Memaliaj (EMRI)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka njoftuar se jane sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, 200 gramë Kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzjerien dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Në pranga dy persona për tregëtim të lëndëve narkotike si dhe janë porceduar në gjendje të lirë tre të tjerë për “Moskallëzim Krimi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për veprimtari kriminale në fushën e tregtimit të narkotikëve dhe pas një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “LABORATORI”, në ngarkim të një grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacione në rrugë operative nga burime të ndryshme, për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” për llogari e këtij të fundit në zonën e Tiranës.

Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, Heroine dhe Kokaine, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin “LOLI VERES” dhe P. P. me pseudonimin “PIPO”, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë.

Këta shtetas shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës.

Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..”, njofton policia.

Tags: drogelaboratortirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.