Kandidati i listës hyn në Parlament, ironia e ish-ministrit: Nuk mban telefon...

Kandidati i listës hyn në Parlament, ironia e ish-ministrit: Nuk mban telefon se e kërkojnë borxhlinjtë

184
0
Shares

Deri më tani janë 9 kandidatë nga listat e opozitarëve të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit dhe priten të pranohen  në Parlament.

Një prej tyre, që pritet të marrë dhe konfirmimin është Kujtim Gjuzi i cili shprehej se kishte pranuar mandatin, pasi ishte konsultuar me ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë arsye paksa kontradiktore, ka reaguar dhe ish-ministri Ylli Manjani i cili ironizon sjelljet e Gjuzit.

Sipas Manjanit, Gjuzi nuk mban telefon pasi e kërkojnë borxhlinjtë.

Reagimi i Manjanit:

Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyrë”…

Arsyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.

Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni…

Demokraci, jo shaka!

Kujtojmë se se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.

Pritet mbledhja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

Dje KQZ u dha mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI të cilët pritet të betohen sot në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY