Ruçi mban të fshehtë orarin, ja kur do të mbahet nesër seanca...

Ruçi mban të fshehtë orarin, ja kur do të mbahet nesër seanca parlamentare

91
0
Shares

Ditën e nesërme, opozita do të mbajë protestën e radhës para godinës së parlamentit. Por ndonëse opozita ka njoftuar për protestën, nga ana tjetër Kuvendi nuk ka publikuar asnjë orë për seancën.

Ndonëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka bërë publike rendin e ditës në faqen zyrtare të parlamentit, orari i mbledhjes ende nuk është specifikuar.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Grupit të PS, deputetët e mazhorancës janë njoftuar që në seancë të paraqiten në orën 10.00 paradite.

Nga ana tjetër, mësohet se Ministrisë së Brendshme i është kërkuar që të garantojnë sigurinë fizike të deputetëve, pasi opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e radhës paralel me seancën plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY