Ish-kandidati i PD kërkon mandat, dorëzon formularin në KQZ

Ish-kandidati i PD kërkon mandat, dorëzon formularin në KQZ

150
0
Shares

Ish kandidati i PD në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Nga PD Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandati. Kujtojmë që  Lefter Maliqi u emërua nga maxhoranca socialiste zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.

KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY