VIDEO/Gafa në Samit, Gent Cakaj ngatërron vargjet e Naim Frashërit

VIDEO/Gafa në Samit, Gent Cakaj ngatërron vargjet e Naim Frashërit

373
0
Shares

Në mbrëmjen e djeshme, të hapjes së  Samitit të Diasporës, ishte i pranishëm dhe  Gent Cakaj ministri zevendësues i Ramës per punët e jashtme.  Teksa të gjithë prisnim që ai të tregonte lexueshmërinë dhe pjekurinë për të cilën Rama e ka mburrur shumë, në fakt rezultoi të na tregonte të kundërtën.

Ministri zëvendësues ngatërroi poemën e Naim Frashërit, ”Bagëti e Bujqësi”. Në përpjekje për t’u shpërfaqur si i lexuar, Cakaj kaloi një moment vërtetë të pakëndshëm përpara qindra syve që ishin duke e vëzhguar. Ministri që përfaqëson Shqipërinë në takime ndërkombëtare, u mbështet dhe me duartrokitje nga salla për të kaluar momentin e sikletshëm.

Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa prej vargjeve e tij, kur nga largësitë, nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij. Dhe nëse nuk gaboj, vargjet tij afërsisht ato janë kështu: “Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Salla mbështet me duartokitje) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë”, tha Cakaj në fjalën e tij. Por kjo nuk i ka shpëtuar rrjetit të cilët jane tallur në mënyerë të hapur me Ministrin e Jashtëm.

Një reagim ka dhe Luan Rama, nënkryetari i LSI i cili për ta ndihmuar që mos gabojë herës tjetër, i shkruan dhe vargjet e duhura të cilat herës tjetër do ishte mirë ti lexonte vetë thotë Luan Rama.

REAGIMI I LUAN RAMËS

Gent Cakaj mund të jetë vërtetë një djalë i mirë; mund të jetë edhe i gjithëditur e i shumëlexuar, mund të jetë edhe i shumëdiplomuar dhe i shumëkënduar, i shumëkërkuar dhe i shumëçmuar, i shumëndritur dhe i shumëlëçitur, por më parë se të na dëshmojë që është i tillë, ai duhet mësuar dhe duhet rritur!

Duhet mësuar që të mos pranojë të keqpërdoret, duhet mësuar që të mos pranojë të shpërdorohet!

Duhet rritur e mësuar që të kuptojë e të dijë se si të sillet kur është me më të mëdhenjtë, anipse ata mund të mos jenë aq të ditur sa ai. Por duhet rritur e mësuar se si të sillet edhe me të tjerët, me të gjithë.

Duhet mësuar që kur u drejtohesh qytetarëve në një sallë, në një auditor, në një aulë a takim, është mungesë respekti për veten dhe për ta nëse shkon me duar në xhepa. Ndaj është më mirë t’i shkruash e t’i lexosh ato që ke ndërmend të thuash!

Sepse nuk është mirë, nuk është bukur të hutohesh e ngatërrohesh.

Përpjekja për t’u shtirur ai që nuk je e që medoemos të tregosh që je i shumëlexuar bën të tregohesh qesharak siç për fat të keq i ndodhi të bëhet edhe Gentit të qeverisë në mbrëmje me përfaqësuesit e shqiptarëve nga diaspora.

Ai i shkreti, duke dashur të dukej sikur ka lexuar dhe mban mend Naim Frashërin, e katranosi gjithë performancën e vet. Dhe një çast solemn e ktheu në parodi të vetes, aq sa të gjithë në sallë, edhe kolegët e tij ministra e qeshën dhe përqeshën!

Ndaj po e ndihmoj me vargjet e poemës “Bagëti e Bujqësi” që ai u rrek t’ i citonte, me qëllim që herën tjetër t’i shkruajë e t’i lexojë me korrektësi. Se nuk është turp që kur nuk i mban mend, t’i lexosh vargjet e poetit tonë kombëtar, vargjet e Namit që poeti i këngës labe Lefter Çipa e cilëson “ … bilbili i vëndeve të mija” e që me monumentalitetin e këngës pilurjote i drejtohet “… lule Naim Shqipëria”.

Ja vargjet e Naimi o Genti i Kryeministrit, të cilat nëse nuk i mëson dot përmendësh, shkruaji që t’i lexosh herë tjetër:

“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë”.

Momenti kur ngatërron vargjet:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY