Rivale apo mike? Rozana dhe Fiori flasin hapur për punën e tyre...

Rivale apo mike? Rozana dhe Fiori flasin hapur për punën e tyre në televizion

106
0
Shares

Dy moderatorët Fiori Dardha dhe Rozana Radi prej kohës janë në drejtimin e emisionit investigativ në Ora News. Të dyja duken sikur plotësojnë njëra-tjetrën dhe nga ekrani japin një energji pozitive pasi arrijnë të kombinohen shumë mirë.

Fiori dhe Rozana kanë treguar së fundmi, në një intervistë për revistën ‘Class’, se çfarë i bën vajzat bashkë dhe çfarë pëlqejnë ato tek njëra-tjetra.

Ashtu siç ka treguar Rozi, tipari kryesor që i bën bashkë dy moderatoret, është se të dyja nuk kanë frikë të kërkojnë atë që duan, nuk kanë frikë të ngrejnë zërin apo sepse janë gra.

E pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek kolegia e saj, Radi është përgjigjur: “Tek Fiori pëlqej mënyrën se si ajo punon. Fiori e dashuron punën që bën e ndaj e bën shumë mirë atë. Puna për të është si ato historitë e mëdha të dashurisë që bëhet gjithnjë e më e mirë kur vitet kalojnë”.

Ndërsa tipari kryesor që Dardha pëlqen tek Rozana, nuk është në fakt i panjohur për publikun. Ajo ka pohuar se pëlqen shumë sensin e humorit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY