Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PDIU i përgjigjet presidentit grek: Çamëria ka Zot, ky është shekulli i shqiptarëve

25/02/2019
PDIU i përgjigjet presidentit grek: Çamëria ka Zot, ky është shekulli i shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas deklaratës së presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili gjatë një eventi në zonën e Konicës, ndër të tjera I quajti çamët “kriminelë” dhe “bashkëpunëtorë të nazistëve”, ka ardhur edhe reagimi I PDIU-së.

“Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU..

Reagimi i PDIU:

“Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Nuk është hera e parë që ky pinjoll dhe trashgimtar i Napolon Zervës bën deklarata të tilla, të papërgjegjshme për çështjen çame. Ai para disa kohësh bënte deklarata arrogante dhe kërcënuese për çështjen çame dhe shqiptarët, nga Paramithia. Pikërisht në vendin ku filloi Masakra e Genocidi Etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku u shfarrosën 20% e popullsisë dhe u larguan me dhunë 90% e shqiptarëve të Çamërisë nga krimineli Napolon Zerva, njeriut që Greqia i ka bërë monument në Gumenicë.

Sigurisht që Presidenti grek do të donte që të ishin shfarrosur të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Acarimi i tij është dëshmi që e vërteta djeg. Pavlopulos e di që është çëshjte kohe që e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të realizohet.

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot. Është çështje kohe që e drejta të triumfojë”.

“Nuk nënkuptohet perspektivë, ecuri e Shqipërisë fqinje drejt zonës europiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka hedhur tej ato kërkesa të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë”, është shprehur presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos

Tags: cameriagreqipdiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

28/03/2026
“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

28/03/2026
“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.