KLP jep arsyet pse nuk mund ta shkarkojë Arta Markun

KLP jep arsyet pse nuk mund ta shkarkojë Arta Markun

106
0
Shares
Arta Marku

Këshilli i lartë i Prokurorisë i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike dhe dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për kërkesen ndaj  Arta Markut. Kujtojmë  se kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja Arta Marku të shkarkohet nga posti.

Por si i është përgjigjur Gent Ibrahimi PD-së dhe LSI-së?

Ibrahimi është shprehur se e drejta për nisjen procedimit disiplinor ndaj Markut i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

Ndërkohë në mbledhjen e pak ditëve më parë të KLP, është shqyrtuar kërkesa e opozitës, por është thënë se kjo nuk është në kompetencat e KPL të përgjigjet për shkresën për shkarkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY