”Babai më urren”, Bebe Rexha zbulon mesazhin që mori për videoklipin erotik

”Babai më urren”, Bebe Rexha zbulon mesazhin që mori për videoklipin erotik

267
0
Shares

Kënga e re e Bebe Rexhës u pëlqeu të gjithëve, përveç babait të saj.

Këngëtarja ditën që publikoi këngën shkruante se babai i saj nuk i fliste më me gojë për shkak se videoklipi përmbante skena erotike.

Tanimë tri ditë pas publikimit të këngës, Bebe ka zbuluar edhe mesazhin që babai ia ka dërguar asaj.

Bën mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi sepse më bën të ndjehem keq, nuk mund ta pranoj këtë më. Ndjehem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i dëshpëruar, nuk mund ta besoj”, thuhet në mesazhin që babai i Bebes i ka dërguar asaj.

Artistja shqiptare këtë mesazh e ka publikuar në rrjetin social Instagram ku numëron mbi 7.5 milionë ndjekës, duke ia bashkangjitur mbishkrimin “Babai më urren”.

Bebe Rexha ditë më parë gjithashtu kishte treguar se çfarë mesazhi bart klipi i “Last Hurrah”. Sipas saj, klipi tenton t’iu tregojë njerëzve që të mos gjykojnë dikë vetëm pse mëkatojnë ndryshe nga ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY