VIDEO/Vokshi- Spiropalit: Të ka hyrë frika në palcë, drejtësia nuk harron

VIDEO/Vokshi- Spiropalit: Të ka hyrë frika në palcë, drejtësia nuk harron

790
0
Shares

Albana Vokshi ka një përgjigje për deklaratat e vazhduara të Elisa  Spiropalit e cila komenton herë pas herë vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Në reagimin e saj Vokshi shkruan se askush nga deputetët pa mandat sot të opozitës nuk ka frikë nga drejtësia, pasi frikë kanë vetëm ata që kanë vjedhur, si Elisa dhe eprori i saj Rama.

Ja postimi i Vokshit:

Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!

©DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY