Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pensionistëve u digjet shtëpia, mbetën në qiell të hapur

23/02/2019
FOTO/ Lezhë, shkrumbohet nga zjarri një banesë në Ishull Lezhë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një çifti pensionistësh, të cilët banojnë në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, në vitin 2013 u është djegur banesa dy katërshe, si pasojë e zjarrit të rënë tek komshiu i tyre.

Atë mëngjes korriku përveç kësaj banese u dogjën edhe dy banesa të tjera. Kanë kaluar 6 vjet dhe asnjëri prej familjarëve nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Sipas zonjës së familjes Sata, është bashkia, prefektura dhe emergjencat që e kanë sorollatur për vite me radhë për plotësimin e dosjes, por që nuk ka arritur të marr dëmshpërblim.

Zonja e shtëpisë tregon për Fiksin se bashkë me shtëpitë u dogj çdo pasuri që ato kishin në vlerë materiale. Sot kanë improvizuar një banesë ku shiu që bie jashtë futet i tëri brenda. Në tavan ka bulëza uji ndërsa bashkëshorti fle në atë anë të dhomës ku gjithë natën pikon ujë nga tavani i improvizuar. Ai hedh sipër batanijeve plasmas për të shpëtuar që të mos laget. Kështu i shtyjnë ditët çifti i pensionistëve në pritje të një dëmshpërblimi që duket se nuk do të mbërrijë kurrë.

Gazetarët e Fiksit u interesuan për këtë familje pranë Bashkisë Kamëz. Gjatë intervistës me përfaqësuesin e kësaj bashkie ai deklaron se qytetarët kanë të drejtë. Përgjigja nga Emergjencat civile jo vetëm për këtë familje, por për të treja bashkë nuk ka ardhur akoma. “Edhe pse janë riplotësuar dosjet edhe njëherë sipas kërkesave të tyre dhe ridërguar, e kanë sigluar dhe konfirmuar, por ende nuk ka një përgjigje” shprehet përfaqësuesi i bashkisë. Duke falënderuar gazetarët e Fiksit ata shpresojnë se duke u bërë publike kjo problematik do të zgjidhet edhe më shpejt, jo vetëm për familjen Sata, por për të treja familjet të cilave ju dogjën banesat atë ditë.

Fiksi u interesua edhe pranë Emergjencave Civile. Ata kthyen një përgjigje ku pretendojnë se “Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile/DPEC nuk disponon dokumentacion për dëmtimin e banesës së shtetasit Afrim Sata, e ka rikthyer atë pranë institucionit të prefektit të qarkut Tiranë, pasi ishte i paplotë. Pas qershorit të vitit 2017, ky dokumentacion nuk është ridërguar i plotësuar në DPEC, as nga Bashkia Kamëz dhe as nga institucioni i prefektit të qarkut Tiranë. Për sa më sipër, me qëllim dëmshpërblimin e shtetasit, Bashkia Kamëz duhet ta dëmshpërblejë vetë atë ose në mungesë të fondeve, duhet të ridërgojë, nëpërmjet Prefektit të qarkut në DPEC, kopjen origjinale të dokumentacionit tekniko-ligjor të plotësuar.”
Në këto kushte gazetarët u rikthyen edhe njëherë pranë Bashkisë Kamëz e cila na vuri në dispozicion edhe dokumentacionin shtesë. Sipas tyre ata ja kanë ridërguar edhe këtë dokumentacion Emergjencave civile. Shkresa mban datën 13.06.2017 dhe që nga ajo ditë sërish nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre dokumentacioni është i plotë sipas kërkesave të bëra nga prefekti dhe Emergjencat Civile, por mbi të gjitha siç e kërkon ligji. Ndaj i mbetet Emergjencave të kthejnë një përgjigje lidhur me dëmshpërblimin që u takon këtyre familjeve shprehet Bashkia Kamëz. E deri në zgjidhjen e përgjegjësive nga ana e institucioneve të mësipërme çifti Sata do vazhdojë të jetojë në vendin e improvizuar pa një afat të përcaktuar.

Tags: digjet shtepiazjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.