Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E ka marrë anëtari i KPK-së anglishten? Prokuroria dërgon letërporosi në Britani

23/02/2019
U denoncua nga PD, Prokuroria thërret anëtarin e KPK
Share on FacebookShare on Whatsapp

E ka marrë apo jo provimin e anglishtes komisioneri i Vetting-ut, Lulzim Hamitaj? Prokurorët kanë vendosur t’i japin përgjigjje kësaj dileme hetimore, duke pyetur britanikët, njëjtë siç akuza ka vepruar më herët për raste të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë për vendin.

Prokurori Gentian Abazaj i ka dërguar letërporosi autoriteteve të drejtësisë në Britaninë e Madhe dhe kërkon përgjigjje konkrete, përderisa komisioneri i Vetting-ut Hamitaj pretendon se zotëron anglishten në nivelin C1 sipas logos së Universitetit të Kembrixhit.

Ndërkaq, opozita denoncon se komisioneri i Vetting-ut e ka falsifikuar këtë të dhënë në kurrikulumin e tij dhe për këtë i referohet datës së tërheqjes së certifikatës së anglishtes në Shqipëri, që përkon me kohën kur Lulzim Hamitaj gjendej jashtë vendit.
Njëri nga komisionerët më të ashpër për vendime në KPK, Lulzim Hamitaj u thirr në prokurori në fillim të muajit shkurt dhe rrëzoi versionin se kishte falsifikuar certifikatën e anglishtes. Dhashë provimin, iu tha prokurorëve komisioneri i Vetting-ut, dhe më pas u largova jashtë vendit. Kur u ktheva, tërhoqa certifikatën.

Anglishtja e Lulzim Hamitajt tashmë është objekt hetimi në Prokurorinë e Tiranës pas delegimit të denoncimit nga Prokuroria e Përgjithshme. Ajo që dihet është se mbrojtja e gjuhës angleze ishte një nga kriteret për 12 komisionerët që fituan si “quasi” gjyqtarë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që është sita e parë e Vetting-ut./TCH

Tags: anglishtjahetimelulzim hamitajVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.