Dy prezantues u vunë në qëndër të kritikave pasi u filmuan duke folur për gjoksin e një gazetareje, live në studio.
Gerardo Velazquez de Leon dhe Carlos Albert, ish-futbollist, po bisedonin gjatë kohës që në televizor transmetoheshin reklamat, në studion e emisionit që jepet në Meksikë, “Reaccion en Cadena”.
Dyshja po flisnte për aktivitetin në rrjetet sociale të gazetares sportive Patty Lopez de la Cerda dhe e akuzuan atë që “shfaq gjatë gjithë kohës vetëm gjoksin”.
“Kjo ka postua fotografi dhe thotë se më në fund gjeti foto të ngjashme dhe i bëri bashkë për të treguar gjoksin 10 vjet më parë dhe sot. 10 vjet më parë tregon gjoksin dhe tani po të njëjtën gjë bën”, thotë Gerardo.
“Është e martuar dhe poston foto të tilla, e pabesueshme”, përgjigjet Carlos.
Videoja u postua në rrjetet sociale dhe Patty reagoi në Twitter, ku u shpreh se komentet e djemve i kujtonin mendësinë e atyre që thonë se “nëse e përdhunojnë do të jetë faji i saj, nga mënyra si vishet“.
https://twitter.com/i/status/1094238065709723653





