Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lajm i keq për shqiptarët, kërkohet sërish rritja e çmimit të ujit

22/02/2019
Lidhjet e paligjshme, policia nuk arreston biznesmenin por dy qytetarë i arrestoi dy ditë më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Enti Rregullator i Ujit shprehet se ka ende hapësirë për rritje të çmimit të ujit në vend, nisur nga niveli i përballueshmërisë.
Përfundimi për një rritje tjetër të çmimit të ujit, shprehet në raportin vjetor të 2018- ës të Entit Rregullator të Ujit. Po ashtu, Enti Rregullator thotë se në vitin 2018 tendenca e çmimeve të ujit ka qenë rritëse, për shkak të performancës së dobët të ujësjellësve.

“Ndryshimi i tarifave ka pasur përgjithësisht tendencë rritëse, në varësi të kushteve dhe zhvillimeve të ofrimit të shërbimit të çdo operatori.

Konstatohet se shumë shoqëri janë në vështirësi objektive financiare, nevoja për subvencione nga qeveria është e domosdoshme për një periudhë me afat gjatë. Subvencionet duhen adresuar drejt shoqërive që janë financiarisht të dobëta dhe nuk kanë ende mundësi të përballojnë kostot e domosdoshme për kryerjen e shërbimeve UK”, citohet në raport.

METODOLOGJIA E TARIFAVE

Enti Rregullator i Ujit përdor si referencë të përballimit të pagës së faturës së ujit nga familjet, vlerën prej 5 për qind të të ardhurave të tyre, e llogaritur sipas INSTAT-it. Të ardhurat mesatare të një familjeje në muaj, sipas INSTAT-it, llogariten në vlerën e 70 mijë lekëve. Sipas këtyre llogaritjeve, Enti Rregullator shprehet se ka ende hapësira për rritje.

“ERRU përdor si kriter për përballueshmërinë e pagesës së faturës së shërbimeve Ujësjellës-Kanalizimeve, në nivelin prej 5 për qind të të ardhurave (shpenzimeve) mesatare mujore të një njësie ekonomike familjare, informacion që e përllogarit dhe e publikon INSTAT në “Anketën e Buxhetit të familjes viti 2017″, për të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë. Këto vlera tregojnë se ka ende hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave”, thuhet në raport. Nga ana tjetër, Enti Rregullator është duke bashkëpunuar me INSTAT-in për vlerësimin e përballueshmërisë së tarifave nga familjet në nevojë, pasi ato janë lënë mënjanë.

“ERRU është duke lidhur ura bashkëpunimi me INSTAT-in, në mënyrë që nga anketat për shpenzimet familjare të shtresave të popullsisë, të mund të merren të dhëna të detajuara të tyre vetëm për shpenzimet e shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve. Këto referenca do ta bëjnë akoma më objektive vendimmarrjen e KKRR-së për tarifat e propozuara nga shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve me të ardhura të ulëta dhe në raport me qëndrueshmërinë financiare të shoqërive UK”, thuhet në raport.

Për vitin 2018, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e tarifave për 8 bashki, të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre, ndërsa është duke shqyrtuar kërkesat e 11 bashkive. Po ashtu, Enti Rregullator gjatë vitit 2018 ka marrë vendime për mosshqyrtim të aplikimeve për ndryshimin e tarifave dhe riaplikim, pasi shoqëritë nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin sipas afateve kohore të përcaktuara nga ERRU-ja, përkatësisht për shoqëritë e Ujësjellësve në Shkodër, Krujë dhe Fier.

Tags: cmimi i ujit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.