EMRI/Vetëvritet në qelinë e Elbasanit 23-vjeçari

EMRI/Vetëvritet në qelinë e Elbasanit 23-vjeçari

139
0
Shares

Një i ri është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.

23-vjeçari Bledar Doda u gjet i pajetë nga gardianët e burgut. Edhe pse atë e kanë transportuar për në spital ka qenë tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë.

I riu nga Burreli prej 3 muajsh ndodhej në paraburgim, pasi ishte arrestuar për përndjekje. Ai kishte shfaqur prej kohësh shenja të depresionit, por ditën e sotme ka ndërmarrë veprimin ekstrem.

Trupi i të riut pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY