Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi: Instrument demokratik në rrugën për rrëzimin e Ramës

20/02/2019
Deputeti i PD shpërthen ndaj Ramës: “Një grabitës me maskë kllouni…”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i ftuar në A2 CNN, është shprehur se, vendimi për djegien e mandateve është një instrument demokratik dhe kushtetues.

“Vendimi është i pastër politik. Nuk është çështje detajesh teknike. Procedurat ligjore janë një rutinë që do konsumohet në kohën e saj. Ajo që vlen të theksohet është se grupi i PD e mbështeti plotësisht vendimin për djegien e mandateve. Të njëjtin vendim e mbështeti edhe kryesia e PD. E gjithë PD, që nga anëtari më i thjeshtë, jetojnë me një ndërgjegjësim të plotë politik për situatën që po kalojnë shqiptarët”, ka deklaruar Bylykbashi.

Sipas tij, edhe reagimi popullor, që vihet re edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj.

“Vendimi politik është marrë. Këshilli Kombëtar përmbyll ciklin e dorëzimit të mandateve. Reagimi popullor, edhe në rrjetet sociale, është një mbështetje për një vendim që është konkluzion logjik në momentin kur demokracia është zhbërë në të gjithë kolonat e saj. Gjëja më normale është që të gjithë miqtë tanë, të vijnë dhe të ngrenë këtë shqetësim. Por po ju them se ky është një instrument absolutisht demokratik dhe kushtetues për të çuar përpara një kauzë që ndryshe nuk po gjente hapësirë. Gjithmonë ka një instrument të fundit, por ky është i fundit në një situatë anormaliteti demokratik. Ky është një instrument në rrugën për rrëzimin e Edi Ramës,” tha Bylykbashi.

Më pas ai shpjegoi se përse vendi ka ardhur në këtë pikë.

“Ne kemi ardhur në këtë pikë pasi reforma e administratës publike u korruptua plotësisht. Reforma territoriale zhbëri themelet e një bashkëjetese demokratike. Sot pushteti vendor është tërësisht i kapur, madje Rama synon të gjithë bashkitë. Kemi të qartë se për 6 vite bllokuan reformën në drejtësi dhe kjo reformë u shpërdorua për të kapur drejtësinë. Në këtë pikë, çfarë i mbetet opozitës veçse t’i kthehet popullit”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse emra të tjerë në listë marrin mandatet e lëna nga deputetët e PD, Bylykbashi tha:
“Vendimi politik është marrë. Vetë deputetët kanë marrë vendimin. Madje do jetë një moment që do tregojë se kush është Edi Rama, duke blerë mandate për të mbajtur një pushtet që nxjerr lakuriq në sytë e shqiptarëve farsën e një regjimi kriminal. Zgjedhja individuale për të qenë në krahun e të gabuarës i përket kujtdo. Ne votën na e kanë dhënë shqiptarët, që mendojnë se shteti qëndron mbi bazën e votës së lirë dhe jo votës së blerë”.

Tags: oerd bylykbashiprotesta e opozites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.