I mbijetoi atentatit me dy plagë, çfarë tha “Çipuri” nga spitali

I mbijetoi atentatit me dy plagë, çfarë tha “Çipuri” nga spitali

428
0
Shares

I shpëtoi atentatit ku mbeti i vrarë kunati dhe shoku i tij, Armando Sulejmani arrestohet në spital.

43-vjeçari i njohur me pseudonimin “Çipuri” është vënë në pranga me akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Sulejmanit pas plagosjes iu gjet një armë tip pistoletë. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e atentatit të ndodhur të dielën në mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë ka arritur të sekuestrojë të paktën 25 gëzhoja.

Të gjitha i përkasin armës së llojit kallashnikov, ndërsa Sulejmani nuk ka arritur të kundërpërgjigjet me zjarr. 43-vjeçari ka marrë dy plagë nga plumbat. “Çipuri” ka arritur të shpëtojë për faktin se ka qenë i ulur në pjesën e pasme të automjetit tip “Pasat” në momentin që iu bë atentati.

Ndërkohë, në drejtim të makinës ishte Arjan Hasanaj, 45 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend, ndërsa kunati i 43-vjeçarit, Orest Rexho, 37 vjeç, arriti të dilte nga makina për t’u shpëtuar plumbave, por u rrëzua përtokë vetëm disa metra larg saj.

Autorët u kanë zënë pritë dhe u kanë qëlluar në befasi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Makina e autorëve u gjet e djegur disa minuta pas ngjarjes në Babicë të Vlorës. Brenda në automjet ndodheshin dhe tri armë kallashnikov. Nga verifikimet, rezulton se automjeti ishte i vjedhur ndërsa tagrat janë false.

Armando Sulejmani ka marrë dy plumba. Aktualisht, 43-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit në ambientet e spitalit dhe ruhet nga forcat e Policisë. Ky është atentati i dytë që i mbijeton, pasi dhe në vitin 2016 ndaj tij u qëllua me breshëri automatiku, por mori vetëm një plumb.

43-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në dhomën e spitalit për shkak se i është gjetur një armë pistoletë, të cilët e mbante pa leje. Ai dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit. Grupi hetimor, nga marrja në pyetje e “Çipurit”, nuk ka arritur të sigurojë ndonjë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes.

43- vjeçari ka deklaruar se, nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorëve. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jenë autorët që i vranë shokun dhe kunatin.

Por, Sulejmani dyshohet nga Policia si një nga porositësit e vrasjes së Ferdinand Llanajt më 1 tetor të vitit 2017 dhe pikërisht kjo është një nga pistat që po hetohet. “Çipuri” është një person me disa precedentë dhe njihet mjaft mirë nga Policia e Vlorës.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të “Gaxhait” (i drejtuar nga Gazmir Brakaj), që ka vepruar në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997. Sulejmani u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri në janar 2008. Arrestimi u bë me urdhër të lëshuar nga Gjykata e Vlorës për një vrasje të ndodhur në vitin 2002 në zonën e “Skelës”, ku mbeti i vdekur Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Sulejmanin me 8 muaj burg për moskallëzim krimi ndërsa si autor cilësoi shokun e tij Sokol Sinomatin. Por, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të dhënë në shtator 2003, dënonte Armando Sulejmanin për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, me 20 vite burg.

“Çipuri” pas ekstradimit e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit në shkurt 2017 vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe rikthimin e çështjes për rigjykim me trup tjetër gjykues. Po Gjykata e Lartë, në shkurt 2014, e dënonte Sulejmanin me 16 vite burg për tri vrasje të kryera gjatë trazirave të vitit 1997.

PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY